Më 05.06.2026, në ora 01:05, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të Ohrit, në bregun e Liqenit të Ohrit, privuan nga liria N.A. (75) nga fshati Peshtan i Ohrit.
Gjatë një kontrolli aksionar, ai u kap duke kryer veprën penale “peshkim i paligjshëm”, ndërsa iu gjetën dhe iu sekuestruan disa copë peshq dhe një rrjetë peshkimi.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.
(Struga Ekspres)













