Friday, June 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGazetari kontrovers Milenko Nedelkovski: Në Maqedoninë e Veriut duhet të garojnë vetëm...

Gazetari kontrovers Milenko Nedelkovski: Në Maqedoninë e Veriut duhet të garojnë vetëm ekipe maqedonase

Gazetari kontrovers dhe aktualisht drejtues ekzekutiv i KF “Vardar”, Milenko Nedelkovski, ka komentuar vendimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ndaj KF Shkëndija, duke e lidhur çështjen me strukturën e ligave vendore në rajon.

“Në Ligën e futbollit në Maqedoni luajnë ekipe maqedonase. Në Shqipëri luajnë ekipe shqiptare, në Kosovë kosovare, në Serbi serbe… e kështu me radhë. Emisione debati, çfarë janë këto?!”, ka deklaruar Nedelkovski.

Deklarata e tij vjen në kontekstin e reagimeve dhe dënimeve disiplinore ndaj KF Shkëndija nga FFM, si dhe diskutimeve për mundësinë e ndryshimeve në garat vendore.

Sipas raportimeve mediatike, Nedelkovski aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv në KF “Vardar”, një nga klubet më të mëdha të futbollit në vend.

Ndërkohë, KF Shkëndija është klub nga Tetova që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dhe është një nga ekipet më të suksesshme në vitet e fundit në kampionat.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!