Tuesday, October 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVajza gjen nënën 76-vjeçare të vdekur në shtëpi, trupi me shenja dhune

Vajza gjen nënën 76-vjeçare të vdekur në shtëpi, trupi me shenja dhune

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me shenja të dukshme dhune në trup

Rasti është raportuar më 27 tetor, në orën 09:18, në SPB Shkup, nga vajza e viktimës, M.A., e cila e ka gjetur nënën e saj, O.A., pa shenja jete në shtëpinë familjare, në rrugën “Gjurgjin Kokale”.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trup janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, me udhëzimin e të cilit trupi është dërguar për obduksion.

Policia po ndërmerr masa për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rastin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
Previous article
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!