Nuhejla Coma fiton medaljen e artë në Memorialin “Zahir Pajaziti”në Prishtinë. Klubi i Karatesë “Drini” shkëlqen me 6 medalje!
Sot, në Prishtinë, u zhvillua turneu memorial i karatesë në nderim të heroit kombëtar “Zahir Pajaziti”, ku Klubi i Karatesë “Drini” u paraqit me pesë sportistë, duke fituar gjithsej 6 medalje: një të artë dhe pesë të bronzta.
Ylli i këtij turneu për klubin “Drini” ishte Nuhejla Coma, e cila u stolis me medaljen e artë në kategorinë U13, +54 kg, duke dëshmuar përgatitje të mirë dhe sukses në garë.
Përveç medaljes së artë, sportistët e klubit fituan edhe pesë medalje të bronzta:
Diell Labënishti – dy medalje të bronzta në kategoritë U11, -35 kg dhe U12, -35 kg.
Jara Nasufi – medalje e bronztë në kategorinë U12, -35 kg.
Gresa Pollozhani – medalje e bronztë në kategorinë U11, -40 kg.
Elif Labënishti – medalje e bronztë në kategorinë U13, -39 kg.
Sportistët e Klubit të Karatesë “Drini” u udhëhoqën me sukses nga ndihmëstrajnerja Melisa Hajredini, e cila kontribuoi në paraqitjen e mirë të garuesve në këtë turne.
Urime sportistëve për medaljet e fituara dhe suksese të tjera në vazhdim!














