Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedHistoria rrëqethëse e Besnikut që nuk është takuar 18 vite me vajzën...

Historia rrëqethëse e Besnikut që nuk është takuar 18 vite me vajzën e tij në Gjermani

Janë disa rrëfime si ajo e shqiptarit Besnik Elshani, të cilat japin shpresë dhe në të njëjtën kohë të bëjnë të trishtohesh. Shqiptari nga Kosova, me familjen e vet në Gjermani kishte ardhur në vitin 1988, pasi ishin arratisur nga lufta dhe u vendosë në Minden.

„Gjermanëve u jam shumë mirënjohës, për mikrpritjen dhe për gjithçka që bënë për familjen time. Atëbotë, ata na dhanë banesë, të holla, rrobe dhe unë mund ta vijoja shkollimin“.

Por, jo vetëm në aspektin social, Besniku 46-vjeçar hasi edhe në ndihmë shëndetësore. Në moshën 13-vjeçare, ai ishte lënduar rëndë në Kosovë. „Notimin dhe kërcimin në ujë nga lartësia e kisha në gjak“.

Një ditë, gjatë kërcimit ai e theu këmbën e majtë. „Menjëherë u infektova. Mjekët në Kosovë u përpoqën shumë, por nuk ndihmoi asgjë. Kisha shumë qelb në plagë. Një vit qëndrova në spitalin e Prizrenit, mandej shkova në Kroaci për tu operuar. Infeksioni u hoqë, por më duhej ta shkurtoja një asht për pesë centimetra dhe këmba do të më shkurtohej“, rrëfen Besniki për „Tag24“, përcjellë Shtegu.com.

Pas arratisjes, në Minden të Gjermanisë ai u takua me kirurgun gjerman Volker Echtermeyer, i cili gjithnjë është angazhuar për refugjatë dhe rregullisht udhëtonte jashtë vendit.

„Ai më pyeti: A dëshiron të luash sërish futboll? Pohova me shpejtësi. Sytë mu mbushën me lot kur dëgjova se ai do të më ndihmonte. Thjesht, doja vetëm që të ecja normalisht“.

Kurimi i këmbës ishte një proces i gjatë dhe i mundimshëm, pasi Besniku duhej t` ìu nështrohej disa operacioneve. „Mjeku më tha se mund të zgjaste rreth dy vite, deri sa unë sërsih të mund të ecja. Por, këtë unë e dëshiroja me çdo kusht“. Shpenzimet i mori mbi vete enti social.

Disa eshtra mi hoqi nga legeni trupor dhe i vendosi në këmbë. Duhesha të bëj shumë gjimnastikë dhe për një kohë të gjatë të ecja me bastunë. Ishte një kohë e gjatë me dhimbje, por tani sërish mund të eci natyrshëm“.

Edhe për këtë arsye ai është i lumtur që ka ardhur në Gjermani. Aktualisht, ai është baba i pesë fëmijëve dhe punëtor i ndërtimtarisë. Pas disa vitesh, Besniku kthehet sërish në Kosovë.

„Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua. Ende mbretëronte lufta, shumica e njerëzve vdiqën apo u kidnapuan. Shtëpitë u dogjën. Vëllai im më i moshuar vdiq në krahërorin tim, pasi vuante nga kanceri. Për tre muaj me radhë unë qëndrova së bashku me te në spital. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë“.
Besniku me gjithë dëshirë e kujton kohën e kaluar në Gjermani. Atëbotë, ai atje e njohu një „vajzë të bukur“ në të cilën u dashurua dhe e cila mbeti shtatzanë. „Pas disa problemeve, disi e humbëm kontaktin“.

Vajza e bukur që kishte mbetur shtatzanë, Sabina, e lindi një vajzë së cilës i kishte treguar për babain e saj biologjik. „Në atë kohë isha në Kazakistan dhe punoja si roje në një kompani shqiptare. Vajza ime Laura ishte vënë në kërkim për të më gjetur. Ajo donte ta dijë se kush jam unë“.

Përmes xhaxhait të tij, i cili ende jeton në Minden dhe ia kishte dhënë numrin e celularit, Laura e gjenë Besnikun. „Kur për herë të parë më kontaktoi në Kazakistan, u rrëqetha! Që të dy vetëm qanim. Pas tetëmbëdhjetë vitesh, ne korrespondojmë përmes internetit rregullisht. Me gjithë dëshirë do ta takoja një herë“, ka përfunduar Besniku. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments