Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKLUBI I KARATESË “DRINI” I SUKSESSHËM NË “FUNAKOSHI GICHIN 2018”

KLUBI I KARATESË “DRINI” I SUKSESSHËM NË “FUNAKOSHI GICHIN 2018”

Ditën e shtunë (10.03.2018) në Shkup u zhvillua Turneu Ndërkombëtar në Karate “FUNAKOSHI GICHIN 2018”. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 450 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe klubet nga vendi.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “DRINI” nga Struga, të cilët bën një paraqitje të shkëlqyer dhe duke rrëmbyer : 5 medalje ari, 2 medalje argjenti dhe 4 medalje bronzi.
Ky ishte aktiviteti i parë për këtë sezon për klubin tonë dhe mendoj se ja dolëm mirë, sportistët tanë treguan nivel të mirë fizik dhe suksesi nuk mungoj duke arkëtuar plot 11 medalje.
Rezultatet ndoshta do të ishin edhe më të mira në këtë aktivitet, por dua të them se pika më e dobët e këtij aktiviteti ishte ndarja e drejtësisë nga disa gjyqtarë, ku shpesh herë sportistët tanë u dëmtuan nga vendimet e tyre.
Me medalje ari u stolisën:
Sara Sinani – kata (niveli i I – 2006), Velerda Seferi – kata (niveli i II – 2006), Gresa Mustafai – kumite (+45kg – 2006), Loriana Ramo – kumite (-54kg – kadete) dhe , Zana Xheladini – kumite (+54kg – kadete)
Me mdalje të argjentë u stolisën:
Ekipi miks 2007/2008 në përbërje të: Pasho Mustafai, Fjolla Hajdari dhe Melisa Hajredini dhe Pasho Mustafai – kata (2007 – niveli i II)
Me medalje të bronztë u stolisën:
Drini Hajredini – kata (2008 – niveli i I), Sara Sinani – kumite(-44kg -2006), Fjolla Hajdari – kata (2007 – niveli i II) dhe Ilira Xheladini – kumite (-48kg – juniore).
Klubi i Karatesë “DRINI” më datën 18.03.2018 do të jetë pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar në Karate “Kërçova Open 2018”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments