Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Në 2001 kam qenë me kallashnikov në krah”, Ahmeti thotë se nuk...

“Në 2001 kam qenë me kallashnikov në krah”, Ahmeti thotë se nuk ka asnjë problem në heqjen e “20%”

-Nuk ka asnjë problem, ne e kemi diskutuar edhe me VMRO-në edhe LSDM-në. Në momentin e duhur që ne do i kemi 80 mandate me 2/3sepse është edhe ndryshim i Kushtetutës, ky problem edhe mund të rregullohet, kështu u përgjigj sonte kreu i integristëve, Ali Ahmeti në lidhje me heqjen e termit “20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe, përcjell TV21. Ahmeti tha se siguron se 20% nuk i cenon të drejtat e shqiptarëve dhe se e njëjta do të largohet në momentin e duhur.

“20% është një kompromis që është bërë në vitin 2001, me qëllim që të mos cenohet substanca e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, dhe ne si shqiptar këtë kompromis e kemi bërë. Unë nuk kam qenë në tavolinën e bisedimeve, unë kam qenë me kallashnikov në krah në 2001, por e kam pranuar këtë kompromis sepse thjeshtë nga i gjithë komuniteti ndërkombëtarë, nga të gjithë ata që përpiqeshin të kontribuojnë për paqen dhe arritjen e kësaj Marrëveshje, na siguruan por edhe ne ishim të vetëdijshëm, por edhe partitë politike me të cilat kam qenë aso kohe në komunikim të përhershëm që nuk cenohet substanca e marrëveshjes dhe nuk cenohen të drejtat dhe avancimi i shqiptarëve”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments