Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLiderët shqiptar nuk çajnë kokën se si do të quhet në të...

Liderët shqiptar nuk çajnë kokën se si do të quhet në të ardhmen Maqedonia

Kontesti për emrin ka nxitur reagime të shumta dhe tensione në Greqi dhe Maqedoni.
Në Athinë sot rreth 1 milion grek janë protestuar kundër negociatave për emrin që po zhvillohen me dy kryeministrave fqinj dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

Reagime të shumta kanë pasuar edhe në Shkup nga partia opozitare VMRO dhe intelektualëve që e mbështesin këtë subjektë politik.

Por, sikur asnjëherë më parë, partitë politike shqiptare në Maqedoni i ka kapluar heshtja. Vërehet një indiferëcë ndaj këtij problemi, përjashtuar liderin e BDI-së i cili e ka përkrahur pa rezerva çdi zgjidhje në këtë drejtim.

Duket qartë se shqiptarët nuk çajnë kokën se si do të quhet në të ardhmen Maqedonia. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se zgjidhja e kontestit afron vendin afër NATO-s dhe BE-së.

Analisti Nijazi Muhamedi thotë për agjencinë e lajmeve INA se formula e Nimicit kercenon mohimin e legjitimitetit historik te prezences se shqiptareve ne Maqedoni,

“Përse “emri i ri ,cilido që të zgjidhet: Gorna Makedonija apo Nova Makedonija(Skopje”) në mediat shqiptare përkthehet, kur në propozimin e Nimicit thuhet qartë se do jetë vetëm sllavisht(po me germa latine) dhe nuk do lejohet përkthimi i tij në shqip? Përse fshihet ajo që? shkruan qartë në Propozimin e Nimicit se identiteti juridik, pra shtetësia për shqiptarët do të jetë gornomakedonska dhe se identiteti i “gjithe qytetarëve do jetë gornomakedonci”; përse fshihet se gjithe koncepti i identitetit shtetëror të Maqedonisë si territor etnik i vetëm i gornomakedoncave(përfshirë aty shqiptarët në Maqedoni) mbi të cilin Nimic ka ngritur “zgjidhjen e kontestit të emrit”,duke legjitimuar “sllavicitetin e tërë territorit, pra edhe të pjesës shqiptare të Maqedonisë, është marre nga Enciklopedia e ASHAMIT..?”, thekson Muhamedi.

Alisetar Ramadani nga Lidhja e diaporës shqiptare për Maqedoni gjithashtu ka shprehur kundërshtime në këtë proces të negociatave.

“Propozimi i ri për emërtimin e ri të Maqedonisë i z. Nimic për diasporën Shqiptare është i papranueshëm. Lidhja e diasporës Shqiptare për Maqedoni do t’i drejton një letër z. Nimic ku do t’i bëhet e qartë se propozimi i tij i ri për emërtimin e shtetit tonë për ne Shqiptarët është i papranueshëm. Një kopje do t’i drejtohet State Departamentit Amerikan, Këshillit të Evropës dhe ambasadave të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Shqipërisë.

Poshtërimin banorët autokton të Maqedonisë nuk do ta tolerojnë më. Ata që thirren se i përfaqësojnë interesat e Shqiptarëve në qeveri, nuk janë zgjedhur nga Shqiptarët, ata e përfaqësojnë shtetin unitar të Maqedonisë për interesa personale, privilegje, tenderë etj”, ka theksuar ai./Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments