Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTemperaturat pranverore gjatë dimrit po dëmtojnë frutat

Temperaturat pranverore gjatë dimrit po dëmtojnë frutat

Temperaturat pranverore në mes të dimrit, para kohe i kanë çelur frutat. Meteorologët bujqësor paralajmëruan se në pjesë të vendit, pjeshkat, bajamet dhe kajsitë kanë filluar të rriten.
Agronomët dhe bujqit druajnë se nëse vazhdon moti i tillë, është e mundur që këto fruta të çelin. Ata gjithashtu paralajmërojnë se nëse në këtë apo në ndonjë fazë më të vonshme të zhvillimit të drunjve të këtyre frutave, ka temperatura të ulëta, këto të mbjella mund edhe të ngrinë.

Nëse vazhdojnë kushtet e këtilla të motit, ndërsa sipas paralajmërimeve do të vazhdojnë, edhe pse temperaturat ditore do të jenë më të ulëta, megjithatë temperaturat që nuk janë në përputhje me këtë periudhë të vitit do të shkaktojnë çeljen e këtyre pemëve, pasi temperatura e dheut futet në shtresat më të thella dhe kështu do të krijojë zhvillim, i cili nuk është i mirë që kaq herët të fillojë vegjetacioni – deklaroi meteorolog i bujqësisë Angjelko Angjeleski.

Reshjet e dendura të djeshme sipas agronomëve janë të mirëseardhura, pasi të mbjellat vjeshtore e sidomos kulturat e drithit kanë nevojë për ujë.

Shpresojmë që këto sasi të reshjeve do të jenë të mjaftueshme, ushqimimin që e bënë bujqit me ndihmën e shiut që plehu të tretet, ndërsa nga ana tjetër edhe t’i shfrytëzojmë kulturat e drithit – shtoi ai.

Në temperatura minus më të rrezikuara janë kajsitë, kumbullat dhe bajamet. Për herë të fundit kur moti i ftohtë zvogëloi numrin e frutave ishte në vitin 2014, ndërsa vitin e kaluar zvogëloi rendimentin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments