Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBanorit nga Ladorishti i Strugës i përmbytet stalla e bagëtive, 13 keca...

Banorit nga Ladorishti i Strugës i përmbytet stalla e bagëtive, 13 keca ngordhin dhe 100 dele bllokohen nga uji (FOTO)

Shirat që kanë pushtuar Strugën kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë lokacione të Strugë,shkruan Struga Ekspres.Përveç dëmeve materiale në shtëpitë e struganëve, janë mbytur edhe bagëtitë.
Një nga rastet e rënda është dëmi i madh i shkaktuar një banori nga Ladorishti i Strugës,74 vjeçarit, z.Ida Coma, i cili flet për Struga Ekspres se si stalla e bagëtive dhe toka prej 1 hektar është përmbytur duke sjellur edhe humbjen e 13 kecave dhe bllokimin e rreth 100 koka dhensh,poashtu dhe dëmin material prej 1 ton misër,njofton Struga Ekspres.
Stalla e bagëtive e z.Ida Coma gjendet vetëm 1 kilometër larg Strugës, pak metra largë Teferiçit,pra në rrugën magjitrale Strugë-Qafethanë.
“Nga përmbytjet si shkak i shirave jam dëmtuar rëndë, stalla e bagëtive më është përmbytur, ujë ka gjithandej, deri dje ishte afër 1 metër ujë sipër tokës, 13 keca kanë ngordhur nga përmbytjet, rreth 100 koka dhensh janë bllokuar tek stalla, jam dëmtuar shumë materialisht,1 ton misër e morën e ujrat, gjithcka nga ushqimet për dhentë është dëmtuar.Kërkojë ndihmën e shtetit dhe komunës së Strugës, jemi bllokuar këtu.
Kanalet e ujit janë bllokuar dhe ne jemi përmbytur këtu”, u shpreh i shqetësuar për Struga Ekspres, z.Ida Coma, banor nga Ladorishti i Strugës.
Struga Ekspres siguroi pamjet nga përmbytja e stallës së bagëtive të 74 vjeçarit nga Ladorishti i Strugës.(FOTO)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments