Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderTragjedi në Greqi, futbollisti 22-vjeçar humb jetën gjatë lojës

Tragjedi në Greqi, futbollisti 22-vjeçar humb jetën gjatë lojës

Gjatë ndeshjes në kategorinë e 3-të midis Ilioupolit dhe Ermionidës, në minutën e 5-të Lambis papritur është rrëzuar në fushë dhe ka humbur ndjenjat. Mjeët që ndodheshin aty vrapuan për të dhënë ndihmën e parë por nuk mund të bënin asgjë pasi ai kishte nevojë për shërbim të specializuar dhe për mjete të posaçme.

22-vjeçari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak pasi mjekët e ekipeve pasi kishin telefonuar ambulancën i kishin kërkuar të merrnin me vete një defibrilator.

Në fushë nuk ka patur asnjë ambulancë për ta marrë djaloshin e për ta transportuar në spital.

Ambulanca ka ardhur me vonesë në stadium. Automjeti i urgjencës është telefonuar në orën 15:11 por ka ardhur në orën 15:27. Në orën 15:32 ambulanca është nisur nga fusha në spital, ku ka mbërritur në orën 15:43, por tepër vonë për lojtarin grek.

Lambi është transportuar në spital me puls minimal ku nuk ia ka dalë dot të shpëtojë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments