Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA do të hiqet kërkesa për dozën e tretë në kufi? Kosova...

A do të hiqet kërkesa për dozën e tretë në kufi? Kosova vendos nesër

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftojnë se sot është realizuar takim mes ministrit Dr. Rifat Latifi dhe Shpresa Jusufit, ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, përcjell TV21. Në takim është bërë e ditur se Kosova nesër do të shqyrtojë masat e vendosura në kufij për mbrojtje nga Covid-19.

“Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë! Ambasadorja Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së SHëndetësisë.

Ndryshe, sipas vendimit aktual, në Kosovë shtetasit e huaj, përshi shtetasit e Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë vetëm nëse kanë tri doza vaksine, ose dy doza dhe test negativ për Covid-19.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!