Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReisi i ri i BFI-së premtoi transparencë më të madhe në BFI

Reisi i ri i BFI-së premtoi transparencë më të madhe në BFI

Bashkësia fetare islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut do t’i respektojë rregullat në mënyrë transparente dhe në çdo moment dhe mundësi do t’u mundësojë përfaqësuesve medial informata burimore me qëllimin e vetëm që të njejtit t’i kryejnë detyrat në mënyrë të drejtë dhe të rregullt, tha Fetah Shaqiri, ushtrues detyre Reis i BFI-së.

Ushtruesi i detyrës kryetar i BFI-së, reisi Shaqiri më tej theksoi se ky institucion angazhohet për transparencë të plotë ndaj mediave dhe opinionit, përkatësisht ata kanë pasur dhe do të kenë raport të njejtë ndaj të gjitha mediumeve vendore dhe të huaja.

“Ne do të jemi të hapur për të gjitha mediumet. Do të keni mundësi të parashtroni çfarëdo lloj pyetje të dëshironi. Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha mediumet, shqiptare, turke, maqedonase. Për momentin jemi shumë të zënë me delegacione. Kaluan dhjetë ditë prej se e mora funksionin. Ju premtoj se do të jemi shumë të hapur me argumente. Por, kërkojmë të kemi raport të sinqertë me ju, pa ndonjë paragjykim”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se mediumet do të ftohen në të gjitha ngjarjet e BFI-së. Megjithatë, ushtruesi i detyrës reis i BFI-së, nuk u përgjigj se për cilat arsye është larguar ish-reisi, Sulejman Rexhepi. Për dallim nga paraardhësi i tij i cili pas lutjes së Bajramit të Ramazanit, shpalli koronavirusin të vdekur, Shaqiri, theksoi se BFI prej momentit të parë ka qenë në shërbim të tejkalimit të lehtë të kësaj sëmundje.

“Ne jemi institucion fetar dhe nuk jemi kompetentë të flasim nëse sëmundja është e vërtetë apo jo e vërtetë. Institucionet të cilat janë profesionale dhe kompetente konfirmuan se në disa pjesë të vendit virusi filloi sërish të përhapet me shpejtësi të madhe. Unë bëj thirrje që akoma më tepër të jemi seriozë, përgjegjës dhe të japim kontribut që sa më shpejtë të dalim nga kjo situatë”, tha Shaqiri.

Njëherit ai potencoi se në të gjitha xhamitë respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments