Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProtesta të dhunshme në Shkup (VIDEO)

Protesta të dhunshme në Shkup (VIDEO)

Në Shkup kanë nisur protesta të dhunshme kundër marrëveshjes së arritur mes Zaev dhe Tsipras për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Protestat u përshkallëzuan në orët e mbrëmjes ku pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit të Maqedonisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gazin lotsjellës dhe bomba paralizuese për t’i shpërndarë demonstruesit.

Nuk ka informacione për të plagosur, ndërkohë që objekti i Kuvendit është blinduar nga forca të shumta policore.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes protestuesit u shtuan në numër, ndërsa nisi edhe dhuna me policinë. Gjatë ditës, në qytetin e Manastirit është mbajtur edhe një tjetër protesta nga partia e opozitës, VMRO DPMNE. Lideri I kësaj partie, Hristijan Mickovski, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, duke e quajtur “tradhtar të interesave kombëtare maqedonase”.

Ai ka thënë se partia që ai përfaqëson asnjëherë nuk do të njohë marrëveshjen e arritur në Prespë të Greqisë, duke paralajmëruar kështu bllokim në Kuvend, ku për ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave, por edhe gjatë referendumit që parashihet të mbahet në vjeshtë.

Me marrëveshjen e nënshkruar të dielën midis ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Maqedonia do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”.TCH

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments