Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Marrëveshja e sotme hap rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE...

ASH: Marrëveshja e sotme hap rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO

“Marrëveshja e arritur mes dy Kryministrave të Maqedonisë dhe Greqisë për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare te kontestit të emrit të Maqedonisë me Greqinë me ndërjmetësimin dhe përkushtimin e plotë të BE dhe SHBA-ve, i jep fund një problemi që ka zgjatur me dekada, duke mundësuar integrimin e RM ne BE dhe NATO, paraqet një moment për ta vlerësuar, dhe inkurajuar, dhe si tillë do të hapë rrugë dhe perspektive euro-atlantike për qytetarët e saj”, theksoi zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti
Ai shtoi se për detajet e Marreveshjes organet e partisë, Kryesia Qëndrore dhe Akademia Politike e ASH, do japin vlerësimin dhe vërejtjet eventuale.
“Falenderojmë faktorin ndërkombëtar, shtetet e BE dhe SHBA, për kontributin e
jashtëzakonshëm për ti detyruar palët në gjetjen e kompromisit më të favorshëm dhe me pranueshëm për të gjithë. Tani e tutje, Qeveria e RM, duhet ti përmbush detyrimet ne aspektin e reformave në drejtësi, zhvillimit ekonomik si dhe shume çeshtje tjera qe e rregullojnë mirëqenien ekonomike dhe politike te qytetarëve të saj për të cilët ne si ASH kemi vlersuar se ka ngecje, dhe nuk janë në kuadër të dinamikës integruese”, theksoi Bexheti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments