Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPlatforma Rinore Shqiptare përkrah protestën studentore më 18 dhjetor

Platforma Rinore Shqiptare përkrah protestën studentore më 18 dhjetor

Personalisht si kryetar i Platformës Rinore Shqiptare duke e ditur idenë dhe bazën e pikave kyçe të diskusit tonë dhe veprimtarisë që e kemi filluar afër dy muaj e gjysëm me kontribut të veçant në sektorin civil nuk nënkupton që ne jemi pasiv dhe të heshtur për situatën e jashtzakonshme të studentëve jasht kufijve tanë në Shqipëri.

Konkretisht platforma dhe lista e kërkesave të studentëve atje ka një divergjencë të madhe me kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni. Mazhoranca Shqiptare në Tiranë ka një mentalitet krejtsisht tjetër nga mentaliteti i jonë, duke e ditur që atje ka universitete të shumta dhe në mënyrë të përgjithshme sipërfaqsore mbahen protestat e studentëve edhe pse vetë kryeministri potencon që të ulemi dhe të dialogojmë që të arrijmë deri në përfundim të zgjidhjeve të problemeve.

Në Maqedoni nga aspekti tjetër ne kemi vetëm dy universitete shtetërore shqiptare,ku fillimisht po që se merret iniciativa për protesta, duhen të mbahen në Shkup dhe Tetovë dhe jo ndokund tjetër. Unë çdoherë e kam thënë që ne kemi njëmijë arsyje më shumë që të dalim në protesta studentore këtu në vendin tonë sesa ata në Shqipëri.

Por ta kemi të qartë një gjë pavarësisht gjithë këtyre gjërave që i përmenda më lart nuk domethënë që ne të përkufizohemi në kërkesat e stilit të studentëve të Shqipërisë.
Organizatën Rinore që përfaqësoj unë çdoherë do mbështet zërin qoftë vetëm të një studenti, të shoqatave te tyre, të rinjët e të rejat shqiptare në Maqedoni, por edhe çdo qytetari tjetër shqiptarë në Maqedoni, ku ne pas zhgënjimeve të partive politike shqiptare, defaktorizimit të tyre në qeverinë e Zaevit, që na keqpërdorën vullnetin tonë në dy palë zgjedhjet e fundit në Maqedoni me inatet e tyre, tani organizata Rinore që unë përfaqësoj, ka një kohë të gjatë që jemi në kontakt me veprimtarë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë.

Organizata jonë Rinore do të mbështesë protestën e thirrur për të Martën në Tetovë, ku përkahim kërkesat e tyre një nga një, por ne mendojmë se fajet nuk janë te Ministri i Arsimit, por te regjimi dhe qeveria e Zoran Zaevit.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim, bile jemi të hapur për bashkëpunim edhe me forumet rinore të partive, cilado qoftë. Kështu s’ka nevojë për kamufllime, fshehje në emër të studentëve, por për veprime të përbashkëta konkrete kundër qeverisë së Zaevit, qeverisë së Mashtrimit.

Organizata e Platformës Rinore Shqiptare, fton kryetarët e shoqatave studentore, të forumeve rinore, të takohemi në Shkup dhe të organizohemi për një protestë kundër qeverisë së Zaevit, pasi ne mendojmë se problemet janë të lidhura me premtimet dhe nënshkrimin e tij!

Për më shumë kontakte,në ballinën e faqes zyrtare të PRSH-së është numri celularë!

Me respekt

Kryetari i Platformës Rinore Shqiptare

Arbër Kadriu

Shkup/Dhjetor,2018

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments