Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOsmani në Strugë: BDI do ta ketë zërin e rinisë pjesë të...

Osmani në Strugë: BDI do ta ketë zërin e rinisë pjesë të pandashme të itinerarit politik

Osmani në Strugë/ BDI do ta ketë zërin e rinisë pjesë të pandashme të itinerarit politik

I pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani, kuadër i BDI-së, ka realizuar takim me Forumin rinor të BDI-së, dega Strugë, me qëllim që të dëgjojë zërin dhe nevojat e të rinjve atje.

Osmani nga afër ka dëgjuar të rinjtë për pritshmëritë nga hapja e bisedimeve me BE-në dhe nënshkrimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në, si arritje më të mëdha të diplomacisë nga pavarësia e shtetit.

Ai ka inkurajuar të rinjtë e Strugës që të shprehin lirshëm idetë dhe vizionet e tyre, si për politikat e brendshme ashtu edhe ata të jashtme, duke u bërë me dije se BDI ka pasur dhe do ta ketë zërin e rinisë pjesë të pandashme të itinerarit politik. BDI gjithmonë është treguar e hapur dhe transparente me të rinjtë. Rinia ze vend të veçantë në politikbërjen që kultivon Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ministri Osmani në takimin me të rinjtë e realizoi pas vizitës së tij në Shqipëri, ku vizitoi rajonin e Gollobërdos, për të parë nga afër kushtet në pikën kufitare Xhepishtë- Trepishtë që është kyçe për bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve dhe lehtësimin e lëvizjes.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments