Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMSH: Nxënësit t’i ndjekin rekomandimet, gjendja epidemiologjike është serioze

MSH: Nxënësit t’i ndjekin rekomandimet, gjendja epidemiologjike është serioze

Shkollat dhe nxënësit t’i respektojnë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe vendimin e komisionit qeveritar për mënyrën e mbajtjes së mësimit, bëri thirrje sot Ministria e Shëndetësisë.

“Rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse të cilat kanë të bëjnë me fillimin e procesit mësimor-arsimor në këtë vit shkollor bazohen në analiza të gjendjes aktuale epidemiologjike dhe projeksionet për përkeqësim të mundshëm të gjendjes me fillimin e vjeshtës”, ceket në kumtesë.

Sipas Ministrisë, paralajmërimet për bojkot të mësimit onllajn dhe mosrespektimit të protokolleve është e palejueshme dhe e vështirësojnë tërë procesin e përballjes me krizën nga koronavirusi.

“Të gjitha vendimet të cilat i miraton Komisioni janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Respektimi konsekuent i masave dhe protokolleve në të gjitha sferat, përfshirë edhe arsimin, mund të kontribuojë që gjendja me epideminë të stabilizohet sa më shpejtë. Gjendja stabile epidemiologjike do të mundësojë të rritet numri i fëmijëve të cilët do ta ndiqnin mësimin me prani fizike. Bëjmë thirrje për seriozitet maksimal dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, para nesh është periudha në të cilën të gjithë duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm”, ceket në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments