Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaBursat globale të tronditura pas rezultatit pozitiv për COVID-19 të Trumpit

Bursat globale të tronditura pas rezultatit pozitiv për COVID-19 të Trumpit

Tregjet botërore të aksioneve u tronditën sot pas lajmit se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, rezultoi pozitiv për COVID-19, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Ishte Bursa e Wall Street që hapi trendin e rënies, kurse Bursa e Tokios e mbylli në të kuqe.

Europa, pasi lëvizi në të kuqe për pjesën më të madhe të seancës, më në fund, ia arriti të kthehej afër ekuilibrit.

Indeksi Eurostoxx 50 humbi vetëm -0,10%.

Në tregjet kryesore europiane, Frankfurti ra me -0,33%, por Londra fitoi me +0,39%, kurse Parisi ngeci në +0,02%.

Në 4:15 pasdite GMT, indeksi kryesor i Bursës së Nju Jorkur, Dow Jones Industrial Average (DJIA), humbi vetëm me -0,32%, kurse Nasdaq ra me -1,78%.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments