Mobileria “KUPA”-Strugë, është një nga kompanitë më të mëdha të produkteve shtëpiake në Strugë dhe më gjerë.
Kjo kompani ka filluar si një biznes i vogël familjar e cila si rrjedhojë e punës dhe sakrificës përveç që ka vendosur rrënjët e saj brenda Strugës dhe Maqedonisë, tani ka krijuar klientët e saj edhe jashtë vendit dhe i gjithë ky rezultat është arritur vetëm nga cilësia e mobiljeve që krijon dhe ofron kjo kompani.
Pas çdo historie suksesi, fshihen shumë orë pune që askush nuk i sheh dhe nuk e ka idenë se sa e vështirë është, por në qoftë se dëshira është e madhe dhe këmbëngulja drejt syinimit apo qëllimit, sigurisht që edhe arritjet janë të mëdha.
I tillë është edhe rasti i z. Nedim Kupa, frymëzues për shumë të rinj që duan të realizojnë ëndrrat e tyre. “Rreziko, puno, beso dhe fito!”, kjo është motoja e cila simbolizon historinë e suksesit të z.Nedimit, që mesa duket sapo ka filluar!
Nedim Kupa qē nga mosha 30 vjeçare ka arritur të krijojë një karrierë te pasur. Ai tashmë mund të konsiderohet një shembull mjaft i mirë për të rinjtë shqiptarë që shquhet për përpjekjet e realizimit të një ëndrre. Pasioni ka qenë shtylla kryesore e zhvillimit dhe identifikimit të vlerave që ai i posedon sot e kësaj dite.
Arritjet e para të tij dhe kompanisë së tij nisën në vitin 2020, pikërisht në kohën më kritike të pandemisë, kohë në të cilën do të merrte një vendim tjetër ku do ta zgjeronte biznesin edhe më shumë.
Kështu gjëja e parë që bëri investoi në një objekt me qera dhe do të hapte sallonin e mobiljeve të cilat i prodhonte në një pjesë të atij objekti me disa të punësuar!
Koha e vështirë e pandemisë nuk e ndalonte që të mos e vazhdonte ëndrrën e tij, si rezultat i besimit dhe punës së vazhdueshme, luftoi rreth dy vite derisa gjërat u stabilizuan!
Në fund të vitit 2021 vendosi të hap showroom-in e kompanisë “Mobileri Kupa” në hyrje të Strugës, prodhime jo vetëm të vendit, por tanimë edhe nga jashtë,për një kohë të shkurtër zgjeroj stafin e puntorëve dhe u bë zgjedhja e parë e klientëve!
Një vit më vonë hyri edhe në biznesin e marangosit, duke prodhuar kuzhina, dhoma gjumi, tavolina, karrike etj.
Pas tre vitesh në këtë kompani ka mbi 15-të punëtorë të punësuar si: reparti i prodhimit, montimit, shitjes etj.
Ai është një shembull për të gjithë rininë që i ka sytë nga gurbeti. Nedimi na tregon se edhe këtu në vendin tonë mund t’ia dalim, me shumë punë, besim dhe sakrificë çdo gjë është e mundur.