Wednesday, August 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFondi Shëndetësor paralajmëron hetim për pushimet mjekësore!

Fondi Shëndetësor paralajmëron hetim për pushimet mjekësore!

Mbi 3 mijë raste të keqpërdorimeve të pushimeve mjekësore janë evidentuar nga Fondi Shëndetësor.

Në brifingun me gazetarët, drejtori Zllatko Perinski tha se shkeljet më të mëdha janë regjistruar nga të punësuarit në sektorin publik, ku spikatin uniformat e ushtrisë dhe policisë.

Ai theksoi se në MPB dhe ARM ka raste kur të punësuarit janë nëpër pushime mjekësore më shumë se 5 vite, ndërsa pjesa dërmuese e keqpërdorimeve të pushimeve mjekësore janë nga 1-3 dhe nga 3-5 vjet.

Perinski tha se këto shkelje do të denoncohen në Prokurori për përfitime materiale të kundërligjshme dhe përveç pacientëve do të hetohen edhe doktorët amë dhe specialistët, të cilët kanë shkruar raportet mjekësore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!