Thursday, June 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLAJMI I FUNDIT/ Shofer kini kujdes: Sot u aktivizua një pjesë e...

LAJMI I FUNDIT/ Shofer kini kujdes: Sot u aktivizua një pjesë e sistemit Safe City, vihen në funksion kamerat e sigurisë në autostradën Ohër-Kërçovë pranë Novo Sellës, Komuna e Debërcës

SPB Ohër njofton opinionin publik, veçanërisht drejtuesit e automjeteve, se nga sot sistemi modern i mbikëqyrjes së trafikut „Qyteti i Sigurt“ (Safe City), i cili zyrtarisht filloi të funksionojë më 01.02.2026, po futet gradualisht edhe në territorin e SPB Ohër.

Sot, pas testimeve përfundimtare, ekipet profesionale vunë në funksion kamerat e sigurisë në segmentin e autostradës pranë Novo Sello, në Komunën e Debërcës. Në periudhën e ardhshme pritet që projekti „Qyteti i Sigurt“ të vihet në funksion edhe në aksin rrugor ndërmjet fshatrave Gorenc dhe Trebenishtë, si dhe në rrugët e tjera me frekuencë më të lartë të trafikut dhe në korridoret 8 dhe 10 në territorin e SPB Ohër.

Pajisjet janë vendosur, por ende nuk kryejnë sanksionim, pasi ndodhen në fazën përfundimtare të kontrollit teknik dhe testimit.

Sistemi „Qyteti i Sigurt“ do të mundësojë kontroll më të fortë dhe të vazhdueshëm të trafikut, do të kontribuojë në uljen e aksidenteve rrugore, do të detektojë shkeljet në komunikacion, do të rrisë disiplinën në trafik dhe do të sigurojë një nivel dukshëm më të lartë të sigurisë rrugore.

Apelojmë që drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, veçanërisht të kenë kujdes për shpejtësinë e lejuar të lëvizjes, e cila në këtë segment të autostradës është 100 kilometra në orë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!