Wednesday, August 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBogovica investon në të ardhmen, asfaltimi i rrugëve po ndryshon pamjen e...

Bogovica investon në të ardhmen, asfaltimi i rrugëve po ndryshon pamjen e fshatit (FOTO)

Në fshatin Bogovicë po realizohen punime për shtrimin e asfaltit, një projekt që po zbatohet falë angazhimit të Shoqatës së Fshatit Bogovicë, mbështetjes së donatorëve dhe kontributit të dhjetëra vullnetarëve, njofton Struga Ekspres.

Punimet paraqesin një investim të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.
Realizimi i këtij projekti është rezultat i bashkëpunimit të komunitetit, ndërsa çdo metër asfalt i shtruar përfaqëson një hap të ri drejt zhvillimit të fshatit dhe një investim për brezat që do të vijnë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Fshatit Bogovicë dhe Bashkësisë Lokale kanë shprehur mirënjohje për të gjithë donatorët, vullnetarët dhe banorët që kanë dhënë kontribut në realizimin e këtij projekti, duke vlerësuar se fryma e bashkëpunimit mbetet forca kryesore për zhvillimin e Bogovicës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!