Monday, July 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeUncategorizedTronditëse në Çair: Djali ther për vdekje babanë pasi ia rrahu nënën

Tronditëse në Çair: Djali ther për vdekje babanë pasi ia rrahu nënën

Një 31-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin se ka therur për vdekje babanë e tij pas një konflikti familjar që ndodhi mbrëmë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme përcjell agjencia e lajmeve INA.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në shtëpinë e familjes në zonën e Bit Pazarit. Sipas informacioneve, 52-vjeçari me inicialet E.L., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

Pas sulmit, djali i tyre 31-vjeçar, me inicialet B. Gj., e ka goditur babanë disa herë me thikë, si pasojë e të cilave ai ka ndërruar jetë.

Rreth orës 23:00, zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria të dyshuarin, ndërsa gruaja e lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” për t’iu ofruar ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Sipas informacioneve të para, ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka ndërhyrë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’ia shpëtojë jetën 52-vjeçarit./INA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!