Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistri Jeton Shaqiri realizon takim online me Fondacionin Metamorfozis, diskutohet pjesëmarrja qytetare...

Ministri Jeton Shaqiri realizon takim online me Fondacionin Metamorfozis, diskutohet pjesëmarrja qytetare në agjendën digjitale ICEDA

U realizua takim online me Fondacionin Metamorfozis, në të cilin mori pjesë edhe ministri për shoqëri informatike dhe administratë Jeton Shaqiri. Takimi kishte të bëjë me projektin ”Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën dixhitale- ICEDA”, ku Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) është partner shoqërues i projektit, ndërsa i njëjti bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij projekti është rritja e pjesëmarrjes së shoqatave qytetare në krijimin dhe implementimin e Agjendës dixhitale për Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të temave për të cilat diskutuan bashkëbiseduesit e këtij takimi online midis ekipit të MSHIA-së dhe drejtorit të Fondacionit Metamorfozis Bardhyl Jashari, ndër të tjera ishin edhe qëllimet specifike të projektit, siç janë zhvillimi i kapaciteteve të shoqatave qytetare dhe mediave për t’u përballur me sfidat e agjendës dixhitale, përforcimi i besimit dhe sigurisë në internet përmes organizimit të trajnimeve për ngritjen e vetëdijes nëpërmjet të një rrjeti të shoqatave qytetare të cilat promovojnë edukimin dixhital, aftësim dhe përfshirje në nivel rajonal, nacional dhe lokal, si dhe pjesëmarrje të shoqatave qytetare në përpilimin dhe zbatimin e Agjendës dixhitale për Ballkanin Perëndimor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments