Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKryetar i BFI-së: Sëmundja është serioze, besimtarët t’u përmbahen masave mbrojtëse

Kryetar i BFI-së: Sëmundja është serioze, besimtarët t’u përmbahen masave mbrojtëse

Bashkësia Fetare Islame për një muaj doli me dy qëndrime të kundërta për korona virusin. Fillimisht e shpalli si të vdekur, që më pas ta “ringjallë” atë. Kryetari i ri i BFI-së, Shaqir Fetahu i cili është ushtrues detyre, sot deklaroi se virusi nuk është tallje, duke apeluar për qytetarët që t’i respektojmë rekomandimet.

Kjo sëmundje është e vërtetë sepse të gjitha organet përkatëse në botë vërtetuan se sëmundja ekziston dhe është e rrezikshme. Nuk ka tallje me këtë gjë. Apeloj që të jemi serioz dhe t’u përmbahemi kritereve që i kanë vendosur organet përgjegjëse – deklaroi Shaqir Fetahu, U.D. kryetar i BFI-së.

Paraardhësi i tij Sulejman Rexhepi, në festën e Ramazan Bajramit, kishte qëndrim tjetër.

Prej sot, sëmundjen Kovid-19 lirisht mund ta shpall si të vdekur – u shpreh Sulejman Rexhepi- ish kryetar i BFI-së (24.05.2020).

Kryetari aktual i këtij institucioni, Fetahu sot paralajmëroi punë transparente. Por, nuk u përgjigj përse është shkarkuar Rexhepi, për shkak të punës financiare apo për shkak të bashkëshortes së re.

Për të gjitha këto pyetje ju falënderoj që pyetët sepse jemi mbledhur këtu, do të vijë koha do t’ju tregojmë, pyetni çfarë të doni – deklaroi Shaqir Fetahu- U.D. kryetar i BFI-së.

BFI-në e tronditën një varg skandalesh. Kohëve të fundit, Komisioni kundër korrupsionit njoftoi se për pesë vite nuk i ka paguar tatim shtetit kurse për 10 vite, në faturën e BFI-së kanë përfunduar mbi 9 milionë euro, para si kompensim nga shteti që nuk ka mundur t’u kthejë pronë dhe hapësirë afariste. Para një viti, Skender Buzaku tentoi ta trashëgojë Rexhepin. Kryetari i asaj kohe kishte mbështetjen e të gjithë myftilerëve, që tani e shkarkuan.

Igor Stefanovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments