Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriIlir Meta: Amerikanët mund të më vrasin edhe nëse duan

Ilir Meta: Amerikanët mund të më vrasin edhe nëse duan

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim janë përfshirë në një debat të fortë në distancë mes tyre.

I ftuar në një emision televiziv, kreu i shtetit bëri të ditur se ambasadorja Yuri Kim i kishte nisur një mesazh ku i kërkonte që në deklaratat e tij të mos përmënde më fjalën sfurk.

“Tani live sapo me shkruajti ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën”.

Pas kësaj deklarate, diplomatja amerikane e bëri publik qëndrimin e saj me anë të një mesazhi në Twitter.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”.

Me publikimin e këtij mesazhi kreu i shtetit bëri akuza të forta ndaj ambasadores duke i kërkuar të mos mbrojë Kryeministrin Rama.

“Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Ardian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës”.

Meta shkoi edhe më tej kur tha se e di që Shtetet e Bashkuara edhe mund ta vrasin nëse dëshirojnë.

“Të më çojnë te Mali me Gropa”.

Presidenti e ftoi ambasadoren që së bashku me Kryeministrin Rama të ballafaqohen me të në një debat.

Tv Klan

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments