Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniI riu nga Ohri për 6 orë e 5 minuta notoi 20...

I riu nga Ohri për 6 orë e 5 minuta notoi 20 kilometra nga Radozhda deri në Tërpejcë

Në një kohë prej gjashtë orë e pesë minuta, notuesi i ri nga Ohri, Marko Pejçinovski ka notuar me sukses nga Radozhda në Tërpejcë, në gjatësi prej 20 kilometra.

Ky ishte notimi i tij nga dhjetë të planifikuara për këtë verë.

Në një intervistë për Super Radio dhe OhridPress tha se në këtë mënyrë dëshiron të frymëzojë dhe motivojë të gjithë sportistët nga Maqedonia, sepse kemi potencialin dhe talentin që ta shfrytëzojmë.

Marko e nisi aventurën e tij verore fundjavën e kaluar, kur notoi 14 km, në itinerarin nga Radozhda për në Ohër. Sipas planeve, deri në fund të muajit do të vijojë një notim tjetër, më pas katër në korrik dhe tre të tjera në gusht.

Marko notoi në liqenin e Ohrit katër vjet më parë, kur në moshën 12-vjeçare u bë maratonisti më i ri që notoi 30 kilometra nga Shën Naumi në Ohër.

Në shtator të vitit të kaluar Marko ia kushtoi Fëmijëve me Sëmundje të Rralla. Më parë, më 1 gusht 2021, ai arriti një tjetër sukses, pasi notoi nga Ohri-Shën Naum, ku kësaj radhe ia kushtoi nënës së tij.

Burimi: OhridPress Foto: OhridPress

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments