Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderKomshiu që më vodhi sëpatën

Komshiu që më vodhi sëpatën

Tregon një fshatar, i varfër, se një ditë ai kishte humbur sëpatën e tij. Duke qenë se e kishte të vetmin mjet pune me të cilin edhe mbante familjen, ishte shqetësuar mjaft.
Ai kishte kërkuar gjithandej por kot. Nuk e gjente dot sëpatën e tij. E teksa po i shuheshin shpresat për ta gjet, ai pa fqiun e tij.

Ky duhet të më ketë vjedhur sëpatën, i shkoj mendja dhe fillojë ta ndiqte.
Ecja e tij i dukej si ecje e një hajduti sëpatash.
Fjalët e tij i dukeshin si fjalët e një hajduti sëpatash.
Qëndrimi i tij i dukej qëndrim i një hajduti sëpatash.
Pra, ai tashmë ishte bindur se kishte gjetur hajdutin e sëpatës së tij.
Duke e vështruar dhe duke e ndjekur hap pas hapi, e kishte zënë nata.
Iku të flinte por nuk mund të flinte dot ngase tërë natën mendonte se si do të ballafaqohej me fqiun e tij pra, me hajdutin e sëpatave.
Ende pa zbardhur dita, ai kishte dal të vëzhgonte fqiun. Duke provuar që të fshihej dhe të mos zbulohej nga fqiu i tij, provojë që të fshihej mirë në kashtë.
Teksa po bënte gati vendin, ai papritmas hasi në një mjet të fort. Kur shikoj mirë pa sëpatën e tij.
Atëherë e kuptoj se djali i tij i vogël, teksa ishte duke lozur kishte fshehur sëpatën e babait të tij.
Ndjeu keqardhje për atë që kishte bërë dhe teksa po mendonte për natën e kaluar, fqiu i tij po e përshëndeste nga matanë gardhit.
E vështrojë me kujdes dhe pa që fqiu i tij nuk kishte ecje prej hajduti, as fjalët nuk i kishte prej hajduti, as qëndrimi i tij nuk ishte prej hajduti. Asnjë lëvizje e tij nuk ishte prej hajduti.
Atëherë, u ndal dhe me vete tha: Hajduti i vërtetë jam unë ngase unë vodha një natë nga ndershmëria e fqiut tim, vodha një natë nga besnikëria e tij, vodha një natë nga fqinjësia e tij.

Miq, nëse ne kemi humbur diç nga vetja jonë mos të akuzojmë të tjerët. Nëse ne kemi humbur besën duke tradhëtuar të tjerët, nëse ne kemi humbur ndershmërinë duke vjedhur të tjerët, nëse ne kemi humbur besnikërinë duke gënjyer dhe mashtruar të tjerët atëherë hajdut jemi ne. Problemi është tek ne dhe nuk është tek të tjerët.
Kështu, para se të akuzojmë të tjerët dhe para se të fajësojmë të tjerët duhet të shikojmë vetveten tonë.

Nga: Artan Musliu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments