Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFOL: Zbulohet manipulimi i anketës së TV Telmës

FOL: Zbulohet manipulimi i anketës së TV Telmës

Anketa e fundit e realizuar nga Tv Telma dhe MCMS , nëse analizohet në hollësi, duket në shumë aspekte tejet kontradiktore.

Nëse marrim për ti analizuar të dhënat e publikuara nga Telma, shifet shumë qartë, se anketa është e manipuluar, nga ata që e kanë porositur, me të vetmin qëllim pasqyrim të realitetit ndryshe dhe mashtrim të opinionit.
E gjithë kjo më së miri vërehet tek të dhënat, që edhe për njerëzit me njohuritë më elementare nuk përputhen me logjikën.
Me sa duket përpiluesit e kësaj ankete kanë gabuar rrëndë , dhe shifet se përpiluesit nuk janë treguar të kujdesshëm, ose kanë mungesë të theksuar profesionale, në realizimin e anketave, pasi që vërtet duket e palogjikshme që BDI sipas kësaj ankete të gëzon 7.4% mbështetje, ndërkoh që vet kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti gëzon dyfish më pak se partia e tij.

Për më tepër, botërisht dihet se Ali Ahmeti është personi që me gjithë zbehjen e mbështetjes popullore, vazhdon edhe më tej të jetë figura që e mban të bashkuar BDI-në , se edhe ashtu kjo strukturë politike është e lidhur ngusht me kultin e liderit.
Një fakt tjetër, që vërteton se anketa është e manipuluar për qëllime politike, janë të dhënat e publikuara për mbështetjen që gëzon lideri i Aleancës, Ziadin Sela dhe partia e tij.

Sipas këtyre të dhënave rezulton se Ziadin Sela i Aleancës ka rejting të njëjtë me partinë e tij, që duke krahasuar me anketat e mëhershme, nuk duket shumë e logjikshme, sepse në të gjitha anketat paraprake, Sela ka pasur rejting shumë më të lart se partia e tij.
Përveç këtyre fakteve ka dhe elemente të tjera që tregojnë se anketa nuk është reale dhe se është ,,hekurosur” për shijen LSDM-së, dhe partenerit të tyre BDI.

Si është e mundur që pakënaqsia e qytetarëve në raport me Qeverinë nëpërmjet kësaj ankete të jetë aq e madhe, mbi 37% , ndërkohë që Kryeministri të gëzon aq shumë mbështetje.
Poashtu një fakt tjetër që bie në sy janë të dhënat për të papërcaktuarit, që janë në numër shumë të madhë 40%. Kjo sipas logjikës së thjesht i bie që janë vota opozitare, por për shkaqe të njohura, të frikës nga pushteti nuk deklarohen./fol.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments