Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaHoxha i Kuvajtit: Salahun e dënoi Allahu, pasi që prishi Ramazanin një...

Hoxha i Kuvajtit: Salahun e dënoi Allahu, pasi që prishi Ramazanin një ditë para finales (FOTO)

Një hoxhë në Angli ka deklaruar sot se lëndimi i Mo Salahut ka ardhur si dënim ndaj ti pasi që ai e prishi Ramazanin një ditë para finales se Ligës së Kampionëve

Lëndimi i yllit të Liverpoolit është një dënim i Zotit pasi që ai prishi agjërimin për ndeshjen kundër Real Madridit, ka thënë sot një hoxhë i Kuvajtit.

Ylli i Liverpoolit u lëndua në krah pasi që dora e tij ishte tërhequr nga mbrojtësi Sergio Ramos në minutën e 31’të, të cilën Reds e humbën më rezultat 3-1.

Hoxha i Kuvajtit Mubarak al-Bathali ka thënë ditën tjetër në një cicërimë në Tëitter: Zoti e dënojë atë pasi që e prishi agjërimin për një ndeshje.

Ai ka thënë se edhe pse muslimanët lejohen të ndalojnë agjërimin gjatë udhëtimit, të hashë për të luajtur në finale “nuk e legjitimon faljen” dhe Salah ka mëkatuar.

Al-Bathali ka thënë se Salah e kishte për qëllim që ta prishte agjërimin, jo pse ai po udhëtonte nga Britania në Ukrainë dhe kjo pak ka rëndësi sa ka rëndësi qëllimi.

Psikoterapisti i Liverpool Roben Pons tha me herët që Salah do të pushonte një ditë agjërim për ndeshjen pasi ishte konsultuar me nutricistin.

“Sot dhe ditën që do të luaj ai nuk do të agjerojë, kështu që kjo nuk do të ndikojë në të”, ka thënë ai për radion spanjolle Cadena SER të enjten e kaluar.

Al-Bathali ka thënë që Salah i është dhënë këshillë e keqe fatkeqësisht kurse ai duhet ta bartë barrën për këtë gjë.

Lëndimi i egjiptianit vuri në dyshim Botërorin në Rusi që fillon më 14 qershor, për të cilin hoxha thotë do ti rikujtojë atij gjithçka ka të bëj me vullnetin e Zotit.

“Mos mendoni që muslimanët besojnë se jeta udhëhiqet nga një arsye apo përpjekje, por jeta është në duart e Zotit, qoftë ajo e vështirë apo jo”, ka thënë ai.

“Ndoshta lëndimi është i mirë për ju”.

Egjipti tha të mërkurën që Salah do të jetë gati për të luajtur në Botëror, derisa ai nuk do të mengojë më “shumë se tri javë me vullnetin e Zotit”.

Megjithatë, Al-Bathali tha se Salaj ishte “një njeri virtuoz, i mirë dhe i respektuar” i cili ishte një ambasadorë i muslimanëve në Botë dhe po ndihmonte për të përmirësuar imazhin e muslimanëve në perëndim.

Ai e ka lavdëruar atë për respektimin e vlerave muslimaneve, siç është largimi i tij nga shokët që pinë alkool.

“Mos u pikëllo, dera e pëndimit është e hapur”, ka thënë ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments