Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBekteshi: Kufizime nuk do ketë, na pret një dimër i vështirë

Bekteshi: Kufizime nuk do ketë, na pret një dimër i vështirë

Kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë, por do të jetë një dimër i vështirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin dhe globalisht për shkak të krizës energjetike, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili merr pjesë në MEF Forumin Energjetik në Ohër.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë veçmas nga ESM për rritjen e prodhimit dhe sipas planit të tyre të dorëzuar tashmë është rritur prodhimi. Përsa i përket çmimeve, barra më e madhe do të bjerë mbi ata që ngrohin pishinat, që kanë mundësi të paguajnë faturat, të cilët shpenzojnë sa shpenzojnë 100 familje mesatare në vend në muaj. Në pjesën e qytetarëve mesatarë, ata që shpenzojnë mesatarisht sipas të gjitha parametrave dhe nevojave të tyre, për ta mund të ketë fatura më të vogla me vendosjen e tarifave bllok. Sigurisht që të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përkushtuar që të përpiqemi të kursejmë sa më shumë energji elektrike sepse kjo nuk është krizë vetëm në Maqedoninë e Veriut, kjo është krizë globale”, tha Bekteshi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments