Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëAgim Poshka më këngë të re i rikthehet muzikës (VIDEO)

Agim Poshka më këngë të re i rikthehet muzikës (VIDEO)

Agim Poshka më këngë të re i rikthehet muzikës.

Pas nje pauze 5 vjecare artisti i njohur Strugan Agim Poshka i rikthehet muzikës me nje prodhim muzikor. Bëhet fjalë për kengën “Të kerkova një mbrëmje ” e cila sapo është bërë publike. Kënga flet për një dashuri të parealizuar dhe sic thot teksti : TI JE NJË ENDËR QË S’E PASH, E TY ASNJË PUTHJE NUK TA DHASH”.
Autor i tekstit është poeti i njohur Jorgo Papingji nga Tirana i cili ka respektuar atë që Poshka ka pasur si parim në krijimtarinë e tij dhe kjo është perpjekja që çdo krijim të ketë elemente te dallueshme Shqiptare. Në këtë rast poeti Papingji ka inkuadruar terme tipike si “syçka” e “doçka” qe janë shprehje Korçare që poashtu përdoren ne rajonin e Pogradecit, Strugës dhe Manastirit si zona me dialekt të ngjajshëm dhe janë shprehje të bukura përkëdheljeje.
Muzika eshte kompozuar nga Agim Poshka dhe ndjek traditën e këngës qytetare Strugane e shoqëruar me orkestrime të qeta në të cilën kryefjalën e ka kitara që nga fillimi i këngës.
Videoklipi për këtë këngë eshtë xhiruar në 5 plazhe të ndryshme në Strugë gjatë periudhës se pandemisë.

Këtu mund ta shikoni këngën:

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments