Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderJa pse kumarxhinjtë nuk mund ta lënë bixhozin

Ja pse kumarxhinjtë nuk mund ta lënë bixhozin

Nëse keni luajtur bixhoz ndonjëherë, mund të keni vënë re se një humbje e ngushtë ju bën të doni ta vazhdoni lojën.
Ky është vetëm një shembull nga keqinterpretimi i fitimit, të cilin njerëzit shpesh e bëjnë në kazino. Një tjetër: nëse e zeza hidhet pesë herë rresht, e kuqja duhet të “dalë” – apo jo? Gabim.

Tani, shkencëtarët mendojnë se e kanë identifikuar mekanizmin në tru i cili i nxit kumarxhinjtë problematikë të bëjnë shtrembërime të tilla konjunktive më shumë se të tjerët.

Ata kanë zbuluar se njerëzit tek të cilët insula – zona e trurit që luan një rol kyç në emocione – ishte e dëmtuar, nuk joshen të vazhdojnë lojën pas humbjeve të ngushta ose pas një vargut të fatit të kuq ose të zi.

Të gjitha grupet e tjera të pjesëmarrësve – duke përfshirë edhe pacientët me dëmtime në pjesët e tjera të trurit, si dhe pjesëmarrësit e shëndoshë – ishin joshur, transmeton Telegrafi. “Bazuar në këto rezultate, ne besojmë se insula mund të jetë hiperaktive tek kumarxhinjtë problematikë, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj këtyre gabimeve të të menduarit”, tha dr. Luke Clark nga Universiteti i Cambridge, studiuesi kryesor i studimit të publikuar në PNAS.

“Trajtimet e ardhshme për varësinë nga bixhozi mund të kërkojnë ta reduktojnë këtë hiperaktivitet, ose përmes ilaçeve ose me teknika psikologjike si terapia e ndërgjegjshmërisë. ”

Hulumtimet e tjera kanë treguar se kumarxhinjtë problematikë janë të prirë për këto keqinterpretime të njohura si “falsitete të kumarxhinjve.”

Bixhozçinjtë problematikë përbëjnë rreth 2.3 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara.

Bixhozi problematik tani është klasifikuar si një varësi e sjelljes nga Shoqata Psikiatrike Amerikane.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!