Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në aktivitetin e sotëm në pikën kufitare Qafë Thanë, deklaroi se Maqedonia e Veriut ka bërë sakrifica të mëdha në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ndryshimin e emrit, por se Bashkimi Evropian nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna.
Rama tha se i kupton shqetësimet për kushtëzime të reja, por vlerësoi se përmbushja e kushtit për ndryshimet kushtetuese mund të eliminojë veton bullgare.
“Unë nuk i jap leksione askujt, por Shqipëria nuk do të jetë kurrë pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, deklaroi Rama,përcjell Struga Ekspres.














