NXËNËSIT E KLASËS SË IX-TË NGA VELESHTA VIZITOJNË PËR HERË TË PARË PREKAZIN
Për herë të parë, nxënësit e klasës së IX-të nga Veleshta kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në një vizitë me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare.
Në vendin ku sakrifica dhe qëndresa e familjes Jashari u shndërruan në simbol të luftës për liri, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë kombëtare shqiptare.
Kjo vizitë shërben jo vetëm si një përvojë edukative, por edhe si një mënyrë për të përcjellë te brezat e rinj vlerat e lirisë, sakrificës, qëndresës dhe atdhedashurisë.
Historia nuk duhet vetëm të mësohet në libra, por edhe të përjetohet, të kujtohet dhe të përcillet brez pas brezi.















