Sunday, November 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderFlorian Marku: Kur fitoja më telefononin të gjithë, pas humbjes më telefonoi...

Florian Marku: Kur fitoja më telefononin të gjithë, pas humbjes më telefonoi vetëm nëna

Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndarë një rrëfim emocionues, duke treguar se si ndryshon sjellja e njerëzve ndaj tij në momentet e suksesit dhe në ato të vështira.

Në një intervistë për mediat kosovare, Marku kujtoi se pas fitoreve merrte mijëra telefonata dhe mesazhe urimi, ndërsa pas një humbjeje, numri i personave që u interesuan për të ishte shumë më i vogël.

Ai zbuloi se në atë moment të vështirë, e vetmja që e telefonoi ishte nëna e tij.

“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, u shpreh boksieri.

Përmes këtij rrëfimi, Marku përcolli një mesazh të fortë për vlerën e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh në ditët e vështira, kur mbështetja e sinqertë bëhet më e rëndësishme se urimet në momentet e suksesit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!