Dr.Shkëlqim Muharremi
Ishte një nder ta pranoj këtë çmim të veçantë i ndarë në 34 vjetorin e Odës së
Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, i vlerësuar si “Punimi më i mirë shkencor për Vox Medici”,
në qytetin e Kavadarit, qytet të cilin e vizitoja për herë të parë, por që nga dje do mbetet qytet të cilin do ta kujtoj përgjithmonë, sigurisht jo vetëm për verën e bukur.
Ky çmim dhe vlerësim për mua, nuk është vetëm një sukses personal, por është dëshmi se përkushtimi, puna e palodhshme dhe besimi në dije gjithmonë sjellin rezultate.
Një falënderim i veçantë për kolegët e mi, bashkëpunëtorët, familjen time, si dhe për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi shkencor.
Për fund mesazhi im, veçanërisht për kolegët më të rinj, për një mjekësi më të mirë nesër do ishte: Studioni. Hulumtoni. Shkruani.
Sfidojeni atë që dini sot.
Sepse çdo punim shkencor, çdo kërkim, çdo pyetje e bërë sot, mund të shpëtojë jetën e dikujt nesër.



https://lkm.org.mk/mk/record/32/1084/lekarska-komora-gi-dodeli-godishnite-priznanija-i-nagradi













