Tuesday, June 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDoktor Shkëlqim Muharremi nga Frëngova e Strugës vlerësohet me çmim prestigjioz për...

Doktor Shkëlqim Muharremi nga Frëngova e Strugës vlerësohet me çmim prestigjioz për punimin më të mirë shkencor në Maqedoninë e Veriut (FOTO)

Dr.Shkëlqim Muharremi

Ishte një nder ta pranoj këtë çmim të veçantë i ndarë në 34 vjetorin e Odës së
Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, i vlerësuar si “Punimi më i mirë shkencor për Vox Medici”,
në qytetin e Kavadarit, qytet të cilin e vizitoja për herë të parë, por që nga dje do mbetet qytet të cilin do ta kujtoj përgjithmonë, sigurisht jo vetëm për verën e bukur.

Ky çmim dhe vlerësim për mua, nuk është vetëm një sukses personal, por është dëshmi se përkushtimi, puna e palodhshme dhe besimi në dije gjithmonë sjellin rezultate.

Një falënderim i veçantë për kolegët e mi, bashkëpunëtorët, familjen time, si dhe për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi shkencor.

Për fund mesazhi im, veçanërisht për kolegët më të rinj, për një mjekësi më të mirë nesër do ishte: Studioni. Hulumtoni. Shkruani.
Sfidojeni atë që dini sot.
Sepse çdo punim shkencor, çdo kërkim, çdo pyetje e bërë sot, mund të shpëtojë jetën e dikujt nesër.

https://lkm.org.mk/mk/record/32/1084/lekarska-komora-gi-dodeli-godishnite-priznanija-i-nagradi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!