Më 08.06.2026, në SPB Strugë është zhvilluar një bisedë zyrtare me V.S. (40) nga një fshat i Strugës, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.
Ai, më 09.06.2026 në ora 00:03, në SPB Strugë, ka raportuar se bashkëshortja e tij N.S. (41) i linte fëmijët e tyre të mitur të flinin në automjetin e saj ndërkohë që ajo shkonte në punë.
Me autorizim të prokurorit publik, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe në automjetin e parkuar në një parking dhe në rrugën “Vlado Maleski” i kanë gjetur fëmijët duke fjetur.
Fëmijët iu dorëzuan babait, V.S., ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
(Struga Ekspres)













