Vetëm shtatë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore të Shkolla Fillore ‘Jeta e Re’-Frëngovë në vitin e ri shkollor. Ky numër i ulët i regjistrimeve pasqyron trendin e vazhdueshëm të shpërnguljes së familjeve, një fenomen që po prek shumë vendbanime, shkruan Struga Ekspres.
Banorët dhe njohësit e arsimit shprehin shqetësim për të ardhmen e shkollës dhe të komunitetit, duke vlerësuar se numri i vogël i nxënësve është tregues i sfidave demografike me të cilat përballet zona.
Megjithatë, për shtatë vogëlushët që do të nisin rrugëtimin e tyre arsimor, dita e parë e shkollës mbetet një moment i veçantë dhe i rëndësishëm, si për ta ashtu edhe për familjet e tyre.
(Struga Ekspres)













