Në fshatin Ladorisht është vërejtur një numër shumë i ulët i nxënësve që do të regjistrohen në klasën e parë për vitin e ri shkollor, 2026-2027.
Sipas të dhënave, në shkollën fillore “Ashim Agushi” – në paralelen e Rasatnikut (Fidanishtes), përfshirë edhe Teferiçin, do të ulen gjithsej vetëm 11 nxënës në klasë të parë, raporton Struga Ekspres.
Ndërsa në shkollën tjetër të fshatit, në qendër të Ladorishtit, janë regjistruar vetëm 9 nxënës për klasën e parë.
Në total, vetëm 20 fëmijë do ta fillojnë arsimin fillor në këto dy fshatra, një shifër që ngre shqetësime për rënien e numrit të nxënësve dhe migrimin e familjeve nga vendlindja.
Banorët shprehin shqetësim se ky trend është pasojë e largimit të të rinjve dhe mungesës së perspektivës ekonomike në zonë.
(Struga Ekspres)













