Friday, June 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Struganët më të papërfaqësuar se kurrë në qeveri

Lindim Etemi: Struganët më të papërfaqësuar se kurrë në qeveri

Struganët më të papërfaqësuar se kurrë në qeveri

Për herë të parë në historinë politike të vendit, roli dhe pesha e Strugës në institucionet qendrore duken më të dobëta se kurrë. Një qytet që ka dhënë kontribut të madh në proceset politike, sot gjendet me një zë shumë më të zbehtë në vendimmarrje.
Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur qytetarët e Strugës, për të zgjidhur edhe problemet më të zakonshme, detyrohen t’u drejtohen përfaqësuesve politikë të VMRO-së nga Struga, për shkak të mungesës së ndikimit të përfaqësuesve të tyre në pushtet.
Kjo situatë ngre pyetje legjitime: A është kjo thjesht pasojë e rrethanave politike të momentit, apo po ndërtohet me kujdes një strategji afatgjatë për ta orientuar votën shqiptare drejt VMRO-së? A po krijohet një realitet i ri politik ku qytetarët, për shkak të nevojave të përditshme, do të detyrohen të kërkojnë mbështetje aty ku gjendet pushteti real?
Koha do ta tregojë përgjigjen. Por një gjë është e qartë: Struga meriton përfaqësim dinjitoz, zë të fuqishëm në institucionet shtetërore dhe përfaqësues që mbrojnë interesat e qytetarëve të saj pa kompromis

Lindim Etemi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!