Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNjë student shqiptar është vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ja...

Një student shqiptar është vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ja cili është

Një student shqiptar është vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë se Merlos Mukaj, 21 vjeç, u qëllua tri herë në gjoks rreth orës 11:30 minuta, tha policia e Filadelfias. Mukaj vdiq disa minuta më vonë pasi përfundoi në spital. I riu ishte regjistruar si student në një kolegj në New Jersey.

Sipas NBC, shqiptar po debatonte ashpër me të dashurën e tij pranë kampusit të universitetit kur u qëllua me armë.

“Kolegji Rowan në bashkësinë e Qarkut Gloucester është i pikëlluar për të mësuar për vdekjen tragjike të një prej ish-studentëve tanë, Merlos Mukaj,” tha presidenti i shkollës, Francis Keating, në një deklaratë.

“Mukaj, i cili ka studiuar shkenca kompjuterike, ka ndjekur kolegjin në vitin 2016”, tha një zëdhënëse.

Të mërkurën vonë, policia akuzoi Joseph Howanski, 24 vjeç, për vrasjen (personi në foto).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments