Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZgjedhjet në Maqedoni: Më 12 mars partitë i publikojnë listat e kandidatëve...

Zgjedhjet në Maqedoni: Më 12 mars partitë i publikojnë listat e kandidatëve për deputetë

Të hënën pas Kongresit të LSDM-së do të dihen listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ardhshme, të caktuara për më 12 prill. Në konkurs janë paraqitur rreth dy mijë kandidatë, pas përzgjedhjes fillestare në nivel lokal kanë mbetur rreth një mijë dhe ata më tej do të përzgjidhen në nivel qendror të partisë, në pajtim me analizat dhe anketat, por edhe në pajtim me rekomandimet e komisionit përzgjedhës.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni, megjithatë, zyrtarisht listat me kandidatë të deputetëve për zgjedhjet e 12 prillit do t’i prezantojë në ngjarje publike që do të mbahet të mërkurën më 11 mars. Siç tha të mërkurën kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, paraprakisht kandidatët dhe bartësit e listave duhet të konfirmohen në seancën e Komitetit Qendror që do të mbahet më 10 mars të martën.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dje tha se emrat e disa kandidatëve në vendbanime të caktuara dihen, por shumica ende janë në proces për zgjedhje për pjesëmarrje në lista.

Zaevi paralajmëroi për listat zgjedhore do të vendosin të hënën në Kongres.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments