Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Po bisedoj me Lëvizjen BESA, pastaj me PDSH-në

Zaev: Po bisedoj me Lëvizjen BESA, pastaj me PDSH-në

Zaev tha se është optimist se shumica parlamentare do të zgjerohet, duke theksuar se po bisedon me deputetët e Lëvizjes së ndarë BESA, e cila sipas kryeministrit ka qëndrime të afërta me ato të pushtetit, pastaj me PDSH-në e cila me një ose dy deputetët e saj e mbështesin politikat e Qeverisë
Kryeministri Zoran Zaev e përshëndeti vendimin e opozitës që sërish të përfshihet në punën e Parlamentit. Sipas tij, kështu do të ketë demokraci funksionale dhe ky është minimumi i diçkaje që qytetarët e Republikës së Maqedonisë e presin.

Vlerësoi se dialogu me opozitën po lëviz në drejtim të duhur. I pyetur si për paralajmërimet për interpelancë të Qeverisë dhe kërkesën e opozitës kjo pikë të vendoset para seancës për ligjet reformuese, Zaev tha se beson se do të gjindet kohë edhe për nevojat e opozitës edhe për reformat. “Natyrisht, e drejta e tyre është që të parashtrohet interpelanca e Qeverisë, por njëkohësisht duhet të bëjmë kujdes edhe për vetë ligjet që të sillen deri në afat të paraparë, sepse nuk dëshirojmë asnjë vendi anëtar të BE-së t’u lëmë arsye për justifikim për diçka, kur më i kemi harmonizuar ligjet.

Është e qartë se ekziston konsensus pothuajse i plotë në Parlament që të sillen zgjidhje të tilla , tha kryeministri. Në lidhje me informacionet për bisedime për zgjerimin e shumicës parlamentare, Zaev tha se është në bisedime me deputetët, një pjesë e tyre janë nga partitë shqiptare, ndërsa pjesa tjetër janë më pak në numër të komuniteteve tjera etnike në Republikën e Maqedonisë.

Ai shfaqi shpresë se shumica qeveritare do të ketë sukses ta rritë numrin e deputetëve që do të thotë stabilitet të shumicës parlamentare dhe të politikave qeveritare në kohën, siç tha Zaev, kur pritet zgjidhje për kontestin për emrin, datën për fillim të negociatave me BE-në, ftesën e NATO-s.Zaev tha se është optimist se shumica parlamentare do të zgjerohet, duke theksuar se po bisedon me deputetët e Lëvizjes së ndarë BESA, e cila sipas kryeministrit ka qëndrime të afërta me ato të pushtetit, pastaj me PDSH-në e cila me një ose dy deputetët e saj e mbështesin politikat e Qeverisë. Partia demokratike turke, gjithashtu sheh ambient edhe në disa deputetë tjerë në Parlament që do të mbështetnin politika të tilla./Koha.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments