Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniVota kundër Rusisë në OKB, Vuçiq thotë se Serbia u shantazhua dhe...

Vota kundër Rusisë në OKB, Vuçiq thotë se Serbia u shantazhua dhe se kishin ndërmend të abstenonin

“Ne kishim ndërmend të përmbahemi dhe të abstenojmë”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq rreth vendimit për të votuar “Pro” përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Një gjë të tillë Serbia e bëri për shkak të “presionit të madh”, tha Vuçiq.

“Vendimi i parë ishte të abstenojmë, por pastaj merrni presione të rënda, jo personale, por shantazhojnë shtetin tonë dhe ne nuk kemi iluzione për këtë. Ata thonë se a e dini se fati i Serbisë do të vendoset në ditët në vijim në lidhje me sanksionet e naftës, që do të thotë se NIS më nuk të importoj naftë nga askund, e lëre më vetëm nga vende te BE-së”, tha Vuçiq në RTS.
Serbia, sipas Vuçiq, gjendej para një rruge, ose t’i thotë “lamtumirë” perspektivës evropiane, ose të qëndrojë konform qëndrimeve të BE-së.

“Serbia sapo ka pezulluar një sulm bërthamor. Jo me bomba atomike, por me sanksione dhe ndërprerje të rrugës evropiane. Kjo është një pyetje për patriotët që u pajtuan për gjithçka në Bruksel, dhe unë vetëm qëndrova dhe luftova për Kosovën. Ne jemi i vetmi vend që nuk ka miratuar masa restriktive kundër Rusisë, që nuk kemi nacionalizuar pronat e tyre dhe kemi pasur sukses në këtë. Ne mbajmë kursin tonë të sinqertë, të moralshëm dhe të ndershëm”, vazhdoi Vuçiq.

“Perëndimi më pëlqen, Rusinë e dua, por Serbinë e dashuroj pafundësisht”, tha ai, teksa tha se nuk pajtohet që Putini të quhet “Hitler”, pasi sipas tij, “kjo është histerike dhe e çmendur”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments