Sunday, May 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMenduh Thaçi: Kam dashur të eci në hapa të sigurt drejt bashkëpunimit...

Menduh Thaçi: Kam dashur të eci në hapa të sigurt drejt bashkëpunimit me Ahmetin në emër të avancimit të popullit tonë përpara, dhe asgjë tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, duke folur për shkakun se pse është bërë bashkë me Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, për të garuar bashkë me koalicion “Fronti Evropian”, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke qenë se me të njëjtit ka pasur “armiqësi” të madhe politike, ka thënë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, si dhe tendencat e maqedonaseve kundër shqiptarëve, kanë qenë momente vendimtare për ta bërë këtë lëvizje.

Këto komente, Thaçi i ka bërë në një intervistë për televizionin “A”, të premten, derisa foli për njohjen me Ahmetin, dhe shkakun e përplasje të ashpra që ka pasur më të përgjatë viteve.

“Ali Ahmeti e njoh që nga viti 1982, në organizimin ilegal të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Dhe më pastaj, në vitin 2002, kur ata erdhën në pushtet, të cilin unë ua dorëzova në mënyrë demokratike, unë e mora rolin e rëndësishëm që të jem lider i opozitës”.

Sipas kreut të PDSH-së, “roli më i rëndësishëm i një shoqërie, i një kombi të ngritur është roli i opozitës”, prandaj edhe ka pasur këto akuza ndaj Ahmetit.

“Për shkak se liderin e opozitës e karakterizon vetëm morali, ai s’ka instrumente të tjera. Kur unë vërejta se Ahmeti dhe partia e tij kanë ngadalësim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve krahasimisht me atë që e premtuan, nisa një fushatë jashtëzakonisht të fuqishëm, nganjëherë të ashpër ndaj Ahmetit dhe njerëzve të tij, por krejt kjo në rolin e opozitarit”, theksoi.

Por, siç potencon Thaçi, mosmarrëveshjet dhe konfliktet kanë kuptim deri te marrëveshja, “pasi që nëse mosmarrëveshjet dhe konfliktet transferohen në përjetësi ato s’kanë kurrfarë kuptimi”.

“Ata mund të konsiderohen se kanë probleme psikologjike, qofshin individë apo grupacione të njerëzve”.

Ai deklaroi se kur ai dhe kreu i BDI-së kanë kuptuar se elita ekonomike, politike e intelektuale maqedonase, “pavarësisht se çfarë force politike je, kur shohin një shqiptar apo një grup shqiptarësh… që forcohen, ata ta të mëshojnë me të gjitha mjetet që i kanë”.

“Ka disa vjet që Ahmeti dhe partia e tij kanë pasur sulme të paskrupullta, duke filluar nga oligarkia maqedonase e deri te karakterizimeve të Ahmetit dhe partisë së tij se janë të kriminalizuar, janë të korruptuar – që ndoshta edhe jolarg të vërtetës për shkak të qëndrimit të madh në pushtet – mirëpo kjo mund të jetë e vërtetë deri në 3-4 për qind, 95 për qind i kriminalitetit e i oligarkisë ishte në dorën e maqedonaseve”, pohoi.

Ky, tha Thaçi, ishte “momenti deçiziv që unë kam dashur të eci në hapa të sigurt drejt bashkëpunimit me Ahmetin në emër të avancimit të popullit tonë përpara, dhe asgjë tjetër”, duke shtuar se një vendim të tillë se ka bërë për karrierë personale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments