Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTë hënën pritet të nisë mësimi, Sindikata dhe Qeveria drejt marrëveshjes (VIDEO)

Të hënën pritet të nisë mësimi, Sindikata dhe Qeveria drejt marrëveshjes (VIDEO)

Të dielën në mbrëmje do të vendoset nëse do të kthehen nxënësit në shkollë apo do të vazhdohet greva. Kështu tha kryetari i Sindikatat të Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës, Jakim Nedelkov, pas mbledhjes që pati me Qeverinë. Nedelkov bëri të ditur se ekzekutivi gjatë takimit ka prezantuar argumente, por nuk ka dalur me propozim konkret për rritjen e pagës minimale.

 Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut

“Fatkeqësisht ende nuk mundem në publik të dal me vendim përfundimtar se çfarë është propozuar dhe qëndrimin tonë nëse e pranojmë ose jo. Gjatë ditës Këshilli i SAShK-ut do të punojë dhe të shtunën dhe të dielën anëtarët tanë do të informohen për përfundimet që do t’i merr Këshilli, kështu që deri të dielën në mbrëmje do të dihet”

Nga Qeveria thonë se së bashku më SASHK-un gjatë fundjavës do të mbeten në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur zgjidhje të përbashkët reciproke të pranueshme dhe me dinjitet për rritje të caktuar të pagave në arsim dhe edukim parashkollor dhe përkujdes.

Qeveria

“Në takim në Qeveri, në mënyrë plotësuese u bisedua që menjëherë të fillohet me dialogun gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje aktive të sindikatës, për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, është i hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritjen e pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar nga greva”.

Nga qeveria sqarojnë se janë dakorduar që në ditët e ardhshme të  përcaktohet përqindja për rritjen e pagës që do të planifikohet dhe do të realizohet me rebalancin e Buxhetit, pas së cilës nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm nga dita e hënë do të ktheheni në bankat shkollore, ndërsa fëmijët nga edukimi parashkollor dhe përkujdes në kopshte.

Linda Ebibi /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments