Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStop gjuajtjes me armë nëpër ahengje familjare

Stop gjuajtjes me armë nëpër ahengje familjare


Në vigjilje të sezonit veror kur edhe organizohen ahengje të ndryshme familjare, e të cilat shoqërohen me të shtëna nga armë të ndryshme, këto ditë SPB e Kumanovës, në bashkëpunim me Këshillat lokale për preventivë, Kryetarët e komunave, këshillat komunale e mediat, kanë ndërmarrur një aksion sinzibilizues për ndalimin e përdorimit të armëve në gazmendet familjare.
Në një takim të mbajtur në Likovë, zv. Kryeshefi i SPB të Kumanovës , Sevdail Xhaferi apeloi që të bashkohemi për të festuar me zemër e jo me armë me qëllim të evitimit të efekteve të padëshiruara tragjike nga përdorimi i armëve.

Edhe kreu i Likovës Erkan Arifi u apeloi qytetarëve që sa më shumë festat të kalojnë në gëzim e hare pa armë dhe pa pasoja.

“Së bashku si një trup i unifikuar, apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës së Likovës , që gjatë ahengjeve e gazmendeve të tyre familjare, të ruhen nga armët duke pas parasysh se gjuajtja me armë është edhe vepër penale. Poashtu mund të shkaktojë fatkeqësi të ndryshme me njerëz siç na ka ndodhur edhe në të kaluarën“ tha pos tjerash, Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.

Gjatë muajve të verës në rajonin e Kumanovës dhe Likovës nga përdorimi i pakontrolluar i armëve janë regjistruar shumë raste të plagosjeve por edhe me humbje jetësh, andaj edhe po ndërmirret ky aksion për largimin e armëve nga gazmendet familjare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments